Fundamenti

Muriqi i rivalizon Messin, Neymarin, Lewandowskin e De Bruynen

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon përrallor në La Liga, përkundër faktit se në vitin 2023 ka shënuar pak gola, më saktësisht tre.

Sulmuesi kosovar i ka realizuar 10 gola deri tash në kampionatin spanjoll duke i rivalizuar yjet e ligës si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema, që janë favoritë për ta fituar “Pichichin”.

E në ndërkohë, forma e mirë dhe statistikat e shkëlqyeshme ia lejojnë prizrenasit t’i sfidojë edhe yjet e futbollit botëror si Lionel Messi, Neymar, Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne e të tjerë.

Në fakt, “BeSoccer” e ka analizuar rrjedhën e lojtarëve në futbollin evropian, duke nxjerrë përfundime interesante, përcjell “Gazeta Express”.

Më saktësisht, janë nxjerrë statistika të lojtarëve me më së shumti ndeshje duke shënuar dhe duke asistuar brenda këtij sezoni.

ARKATANA

Kështu, dyshja e PSG-së, Messi e Neymar dhe lojtari i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia kanë shënuar dhe asistuar njëkohësisht në pesë ndeshje në këtë edicion në ligat përkatëse.

Kurse, Muriqi, së bashku me yjet si De Bruyne, Rafael Leao etj., kanë shënuar dhe asistuar në tri ndeshje në këtë sezon.

Pra, ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios e gjen veten në mesin e yjeve të futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.

Sa u përket klubeve me më së shumti lojtarë që kanë shënuar dhe asistuar brenda një ndeshjeje në këtë edicion prin Paris Saint-Germaini, i përcjellë nga Bayern Munichu dhe nga Manchester City. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.