ARKATANA

Muriqi e shpëton Kosovën nga humbja ndaj Greqisë, por shpresat për kualifikim në Botëror mbesin të vogla

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vedat Muriqi e ka shpëtuar Kosovën nga humbja kundër Greqisë me një gol të vonshëm për t’ia nxjerrë një barazim 1:1 të dielën në Prishtinë, i cili pothuajse ia shuan shpresat dardanëve për kualifikim në Kupën e Botës për herë të parë në histori.

Kur Greqia mendoi se i kishte fituar tri pikë në Prishtinë, pas golit të epërsisë nga Anastasios Douvikas në fund të pjesës së parë, Muriqi e çmendi Stadiumin Fadil Vokrri me një gol në minutën e 92-të, raporton Gazeta Express.

Kosova vinte me motiv shtesë nga fitorja e parë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës të enjten kundër Gjeorgjisë, por nuk ia doli ta nxjerrë më shumë se një pikë ndaj grekëve.

ARKATANA

Verdhekaltrit ngelin në vendin e tretë në Grupin B me katër pikë, gjashtë më pak se liderja Spanja, që e shkatërroi 5:0 Gjeorgjinë, dhe pesë më pak se Suedia në vendin e dytë. Derisa Spanja e ka një ndeshje më shumë se Kosova, Suedia e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e ardhshme të mërkurën në Prishtinë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.