Eko Higjiena

Muriqi e preferon Galatasarayn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nëse rikthehet në Turqi, sulmuesi i Lazios do të donte ta provojë një eksperiencë tek klubi nga Stambolli.

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në futbollin turk gjatë verës që vjen.

Sulmuesi kosovar dështoi në eksperiencën e tij të parë në Lazio, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, 27 vjeçari po e shikon mundësinë që të luajë prapë në Superligën turke.

Deri dje spekulohej për një rikthim të tij të mundshëm në Fenerbahçe, ku bëri “boom” vitin e kaluar.

Mobi Casa

Gjithashtu, edhe Besiktasi shihej si një mundësi.

Megjithatë, së fundmi mediat turke raportojnë se prizrenasi e preferon më së shumti Galatasarayn, nëse rikthehet në Turqi.

Raportohet se Lazio ka oferta edhe nga Eintracht Frankfurti dhe Borussia Monchengladbachu për futbollistin kosovar.

Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën e kaltër këtë sezon, një në kampionat dhe një në Kupën e Italisë.

Lazio e kishte blerë Muriqin vitin e kaluar për afro 20 milionë euro. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.