ARKATANA

Muriqi drejt transferimit në Angli, Aston Villa e gatshme ta paguaj klauzolën e tij

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me Mallorcan.

Sulmuesi nga Kosova ka shpërthyer me fanellën e Mallorcas, ku në 12 ndeshje në La Liga ka shënuar tetë gola e ka asistuar në një tjetër.

Falë paraqitjeve fantastike në Spanjë, Muriqi ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura, ku më konkrete po duket Aston Villa.

Skuadra angleze është në kërkim të një sulmuesi që shënon vazhdimisht dhe ka piketuar Muriqin si zgjidhjen e problemeve në repartin ofensivë.

ARKATANA

Mediumi spanjoll ‘Okdiario’ ka raportuar se Aston Villa po kërkon transferimin e Muriqit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Madje sipas mediumit në fjalë, skuadra angleze është e gatshme ta paguajë klauzolën e prizrenasit te Mallorca prej 40 milionë eurove.

28-vjeçari është lojtari kryesor i Mallorcas dhe vështirë se klubi spanjoll dëshiron largimin e tij.

Madje edhe vet reprezentuesi kosovar javë më parë deklaroi se ëndërron të bëhet një legjendë e Mallorcas dhe pse jo ta mbyll edhe karrierën në klubin spanjoll. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.