UBT

Muriqi do të kthehet në Lazio

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vedat Muriqi do ta mbyllë shumë shpejt aventurën e tij në Mallorca.

Klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit kosovar, njoftojnë mediat spanjolle.

Sipas “Estadiodepotivo”, klubi ishullor nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Muriqit për 11 milionë euro, shumë të cilën e ka vendosur Lazio, përcjell “Gazeta Express”.

Muriqi e nisi furishëm eksperiencën në La Liga duke i realizuar dy gola dhe duke e dhuruar një asistim në tri ndeshjet e para.

Por, më pas pati rënie dhe nuk arriti të shënonte në gjashtë ndeshjes pasuese.

Dhe, kjo ka bërë që Mallorca ta humbasë besimin dhe të mos bindet me kualitetet e përfaqësuesit kosovar.

FIDANISHTJA

Prandaj, mediumi në fjalë është i sigurt se Muriqi gjatë verës do të rikthehet në Itali pasi kartonin e tij e mban në pronësi Lazio.

As klubi italian nuk duket të jetë i interesuar për ta mbajtur 27 vjeçarin.

Prandaj, atij nuk i mbetet tjetër pos të rikthehet në futbollin turk, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës sa i përket formës.

Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërsa tash, “Biancocelesti” do të shpresojnë ta shesin atë për 10-12 milionë euro.

Krahas Fenerit, interesim për prizrenasin ka shfaqur edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.