Muriçi nuk ishte në listën e Manchester Cityt, UEFA zbulon të vërtetën
Ditë më parë, Pep Guardiola, trajneri i klubit anglez, Manchester City, zbuloi listën A prej 22 lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Sipas asaj që njoftoi Man City, “rregullat e reja të UEFA-s thonë se një klub mund të emërojë një numër të lojtarëve në listën B të cilët kanë lindur me apo pas 1 janarit të vitit 1997 dhe kanë luajtur për klubin së paku për 2 vite që kur i kanë mbushur 15 vjet”.
Dhe si pasojë e kësaj, ashtu si Murici, edhe Foden e sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, janë larguar nga lista A, por që të tre mund të paraqiten për klubin anglez nga lista B, shkruan Express.
Në listën A, vendin e Muricit e ka zënë Claudio Bravo, kurse Foden dhe Jesus kanë liruar një vend për Philippe Sandler, por edhe për transferimin e verës, Riay Mahrez, pasi me rregulla të reja të FIFA-s, nuk do të kishte mundur të luajë nga lista B.
Sido që të jetë, pavarësisht se është pjesë e listës B, vështirë se Murici do të luajë në Champions League, pasi edhe Claudio Bravo është afër rikthimit nga lëndimi i rëndë që pësoi në fillim të qershor, në gusht.
Në total, Murici ka bërë 5 paraqitje për Man Cityn, që të gjitha në Kupë dhe është shpallur hero në çerekfinale kundër Leicester City, ku priti dy penallti për ta dërguar ekipin e Pep Guardiolës më tutje.
Murici tashmë ka debutuar edhe me Kosovën, në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, në fitoren 4-0 të “Dardanëve”.


