Hidromorava

Muric pëson dëmtim, mungon tri javë te Girona

/ 1 minutë lexim

Aro Muric do të jetë jashtë fushave për tri javë, ka njoftuar klubi i tij, Girona, në faqen zyrtare.

Klubi ka njoftuar se portieri i Kosovës ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë, sa ishte në tubim.

Sipas njoftimit të Gironas, Muric i duhen tre javë për t’u shëruar nga ky lëndim.

“Arijanet Muric, ka pësuar një dëmtim të muskujve. Parashikimi për mungesën e tij, afërsisht tre javë”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

21 vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit të Kosovës, kundër Sllovenisë (15 nëntor) dhe Moldavisë (18 nëntor).

Muric këtë afat kalimtar është huazuar te Girona në Segunda Division në Spanjë nga Manchester City.

Ai ka ruajtur portën e Kosovës në tri ndeshjet e tetorit, ku ka pasur parqitje të mira. /Telegrafi/