Muriç e ka një mesazh special për bashkëlojtarët e Cityt
Portieri i ri i Kosovës ndihet mjaft mirë tek Manchester City, me të cilin i zhvilloi disa ndeshje këtë sezon
Arijanet Muriç ndihet i lumtur me eksperiencën që po e kalon në Manchester City, shkruan Gazeta Express.
Portieri shqiptar nga Mali i Zi, i cili vendosi ta përfaqësojë Kosovën, i ka zhvilluar disa ndeshje me “Citizens”, kryesisht në Kupën e Anglisë dhe e ka arsyetuar besimin e trajnerit Pep Guardiola.
Dhe, portieri i ri e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit e ka shprehur dashurinë që ndien për kampionët anglezë.
“Familje”, ka shkruar Muriç në rrjetet sociale, duke ia përcjellë këtij postimi një fotografi, ku shihet së bashku me shokët e skuadrës.
Portieri shtatgjatë, i cili debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshje me Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve shihet si e ardhme e Cityt, por edhe e “Dardanëve”. /Gazeta Express/


