United Hospital

Muriç: Çfarë viti, e dua këtë ekip

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Portieri shqiptar, Arijanet Muriç e ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet me bashkëlojtarët e tij duke i festuar sukseset e këtij sezoni me Manchester Cityn.

Arijanet Muriç po e shijon çdo moment, shkruan Gazeta Express.

Portieri i Kosovës arriti t’i fitojë dy trofe brenda pak ditësh me Manchester Cityn.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi para pak ditësh e fitoi titullin e kampionit në Premierligë me “Citizens”, ndërsa më pas e fitoi edhe një trofe tjetër, FA Cup pas fitores me rezultat të thellë, 6:0 ndaj Watfordit.

Dhe, kontingjenti i Cityt parakaloi me autobus të hapur, siç është bërë traditë, në rrugët e qytetit të Manchesterit duke e mbyllur kështu një sezon fantastik.

Mobi Casa

“Çfarë viti. E dua këtë ekip”, ka shkruar Muriç në Instagram.

Portieri shtatgjatë nuk pati hapësira të mjaftueshme në “Etihad Stadium” në sezonin që po e lëmë pas, por sa herë ia dha rastin trajneri Pep Guardiola, e arsyetoi atë dhe ia shpagoi besimin.

Nuk dihet ende nëse Muriç do të vazhdojë të luajë tek City edhe sezonin tjetër apo do të huazohet në një ekip më mesatar për të luajtur në vazhdimësi.

Sidoqoftë, Muriç, i cili debutoi tek “Dardanët” në vitin 2018, shihet si e ardhmja e Manchester Cityt, por edhe e Përfaqësueses së Kosovës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.