United Hospital

Muri ‘rrënoi’ zotimet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është “rrënuar” të martën, pasi që serbët lokalë nuk e shembën murin në veri të Mitrovicës e as Qeveria nuk mori masa ndaj këtij ndërtimi ilegal.

Ekzekutivi i vendit përgjegjësinë për largimin e murit ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. E këta të fundit edhe pse rikonstatojnë se muri në veri është ilegal, nuk kanë arritur ta rrënojnë të njëjtin. “Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për t’i përmbushur obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, thuhet në komunikatën e MMPH-së.

Uji Dea

Ndërsa ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se institucionet më të larta shtetërore po punojnë intesivisht në largimin e murit. “Sa i takon heqjes së murit, institucionet me të larta shtetërore po punojnë intensivisht për heqjen e tij dhe sigurimin e lëvizjes së lirë, sipas standardeve më të larta evropiane dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Tahiri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.