Fundamenti

Muri nuk po rrënohet, po shkurtohet!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka thënë se muri i ngritur në cep të urës së Ibrit nuk po rrënohet dhe nuk do të rrënohet, por ai do të shkurtohet për rreth 70 centimetra. Ky shkurtim, sipas tij, është në bazë të marrëveshjes për ridizajnimin e murit të arritur në mes të palëve në Zyrat e BE-së, në Prishtinë.

Informacionet se ka filluar rrënimi i murit në cep të urës së Ibrit, i ngritur nga serbët pak ditë më përpara, janë demantuar nga zhvillimet në vend. Edhe qytetarët të shumtë të Mitrovicës, të cilët ka tri ditë që nga afër po i përcjellin zhvillimet rreth këtij muri të ngritur befasisht, thonë se nuk ka filluar asnjë punë për rrënimin e murit.

United Hospital

Gjendja në vend tregon se punëtorët e një kompanie serbe të Zveçanit, e cila edhe e ka ndërtuar murin ka nisur ta ulë atë për disa centimetra dhe kjo punë (shkurtimi i murit), pohohet të ketë nisur me urdhër të kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, i cili dëshiron të tregojë se do ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Prishtinë në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, si dhe përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë, sipas të cilës muri do të ridizajnohet, që nënkupton që ai të ulet dhe të shndërrohet në amfiteatër./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.