‘Muri kosovar’ që po lë mbresa në Itali: Amir Rrahmani merr lajmin e madh pas paraqitjes solide në mesjavë

Amir Rrahmani është duke e shijuar në maksimum karrierën e tij në kampionatin elitar italian Serie A.
Mbrojtësi prishtinas u transferua këtë verë në Hellas Verona nga Dinamo Zagrebi, shkruan Zëri.info.
Duke parë aftësitë e tij, trajneri i skuadrës italiane e sheh Rrahmanin të pa-zëvendësueshëm në formacionin bazë.
Ai ka qenë prezent edhe në ndeshjen ndaj Udineses këtë fundjavë, e që u mbyll me rezultat 0:0.
Rrahmani ishte shpallur lojtari i ndeshjes për paraqitjen e tij në mbrojtje derisa u vlerësua me notën 7.7.
Kështu, kapiteni i Kosovës është përfshirë në formacionin e më të mirëve të javës së pestë në Serie A.
Në mbrojtje ai ka përkrah mbrojtësin e Interit Stefan de Vrij./Zëri.info