ARKATANA

Murati: VV’ja bashkimin kombëtar e ka pasur parullë, e asnjëherë projekt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Vetëvendosja e Albin Kurtit, idenë e bashkimit kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e ka pasur parullë dhe asnjëherë projekt.

“Duhet ta theksojmë se Vetëvendosja bashkimin kombëtar e ka pasur parullë, asnjëherë projekt”, është shprehur Murati, shkruan Express.

Tutje, Murati tha se këtë parullë e ka përdorur për qëllime populiste dhe e ka përdorur për të marrë vota.

Mobi Casa

“Pra, e ka pasur parullë me marrë vota, e ka pasur parullë populiste, e ka përdorur varësisht prej kontestit dhe prej shtresave të popullsisë, por asnjëherë nuk ka qenë një projekt i elaboruar kur kemi parasysh të gjitha pengesat që i kemi për me ardhë deri te bashkimit”, shtoi Murati.

Ai gjithashtu tha se para se të flitet për bashkim kombëtar, Kosova duhet t’i zgjidhë problemet me Serbinë.

“Para se me fol për bashkim kombëtar, ne duhet t’i zgjedhim problemet me Serbinë. Për me ardhë deri aty te bashkimi kombëtar, që unë besoj kemi me ardhë sepse s’ka zgjidhje tjetër, ne duhet të shkojmë përmes kësaj marrëveshje (me Serbinë)”, shtoi Murati./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.