Uji Dea

Murati: Vjet u shtuan 7048 vende në sektorin e prodhimit dhe përpunimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në gjithë vendin janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022.

“Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon”, ka shkruar ai në Facebook.

Murati tha se përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa ku përmendi edhe energjinë elektrike, për të cilën tha se është subvencionuar disafish më lirë se rajoni.

Postimi i plotë:

Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022. Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.

Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa:

✅ Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;

Mobi Casa

✅ Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;

✅ Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;

✅ Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;

✅ Grante për bashkëfinancim të pajisjeve;✅ Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;

✅ Subvencion për punësimin e grave;

✅ Subvencionim për punësimin e të rinjve;Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.

Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme. Qeveria për prodhuesit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.