UBT

Murati thotë se tani duhet vënë llupën Kurtit për atë se çfarë do të bëjë me dialogun

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se më çështje diskutimi në publik nuk do të duhej të ishte mungesa e takimeve e Qeverisë së Kosovës me administratën amerikane, por qasja që do të ndjekë Qeveria Kurti në raport me dialogun me Serbinë.

Këtë kohë ai po e quan moment të mirë politik që duhet të kapet nga kryeministri Kurti dhe të zgjidhë problemet e mëdha me Serbinë, megjithatë, Murati thotë se është skeptik për këtë.

“Tani, temë e debatit në shoqërinë tonë, në media e politikë do të duhej të ishte cila do të jetë rruga që kryeministri dhe qeveria do të marrin karshi dialogut me Serbinë. A po futen në rrugën e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara apo kryeministri po do të blejë ende kohë (nëse ka sa i përket dialogut)? Nëse qasja është zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë asociacionin a nënkupton kjo njohje nga Serbia dhe mbi të gjitha një Kosovë funksionale?”, ka shkruar Murati.

Ai thotë se mosfutja në këtë rrugë e çon Kosovën në bisedime të pafundme herë teknike e herë politike, në të cilat Kosova përmes “qasjes konstruktive” do të ngecet në “realizimin e marrëveshjeve të shumta të copëzuara?”.

Mobi Casa

“Apo mos kryeministri do ta shfrytëzojë këtë moment të mirë politik (si dhe legjitimitet të madh që e ka brenda Kosovës) për ta përmbysur kornizën e bisedimeve, për t’u vendosur në ofensivë dhe duke hequr vellon e populistit profesionist e duke u shndërruar në burrështetas, të kërkojë guximshëm zgjidhjen e problemeve të mëdha me Serbinë e mbi të gjitha atë të veriut të Kosovës dhe të Kosovës Lindore përmes zbatimit të reciprocitetit? Vazhdoj me qenë skeptik se kryeministri do ta ndjekë rrugën e fundit. Të gjitha të tjerat çojnë prapë o në status quo, o në Kosovë edhe më jo funksionale se kjo e sotmja”.

Murati gjithashtu thotë se takimi i djeshëm i dy krerëve kosovarë me Sekretarin amerikan të Shtetit heq nga diskursi i përditshëm çështjen e takimit me zyrtarë amerikanë.

“Takimi i Kryeministrit Kurti (dhe presidentes) me Sekretarin e Shtetit Blinken heq nga rendi i ditës në debatet tona të përditshme se në çfarë niveli protokollar është pritur kryeministri ynë në Uashington. Takimi me Sekretarin e Shtetit është takim jo vetëm dinjitoz por edhe adekuat duke pasur parasysh se Departamenti i Shtetit nga të gjitha strukturat qeveritare të SHBA-ve merret më së shumti me Kosovën në përgjithësi dhe me dialogun në veçanti”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.