Uji Dea

Murati thotë se partitë e pranojnë idenë e shkëmbimit të territoreve, por frikësohen prej reagimit publik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se ideja e ripërcaktimit të kufijve duhet të kthehet në diskutim.

Murati ka shtuar se anëtarët e partive tjera e pranojnë këtë ide si zgjidhje në diskutime private, por i frikësohen reagimit të madh publik që u bë para disa viteve kur doli kjo ide.

“Demonizimi i idesë ka bërë që partitë të frikësohen që ta përmendin këtë ide. Edhe ideja e ish-Presidentit që kjo të shkojë në mënyrë të fshehur e bëri të veten. Por nuk duhet të frikësohemi”, tha ai.

Ai ka thënë se kjo ide duhet të kthehet në tavolinë.

Uji Dea

“Ripërcaktimi i kufijve duhet të kthehet në diskutim, nuk kemi çfarë të frikësohemi”, deklaroi ai.

Murati e sheh të rrezikshme krijimin e Asociacionit. Ai thotë se në jetën e përditshme kjo do i shtonte probleme të mëdha Kosovës.

“Ne vetëm kemi shumë ndalesa me Kushtetutën tonë. Shumica e dyfishtë që erdhi nga Pako e Ahtisaarit u jep mundësi komuniteteve të bllokojnë procese. Tani me bashkëpunimin që do të ndodhte me mes kryetarëve të komunave serbe do krijonte probleme që do na duhej të merremi me to në baza ditore”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.