GRANDEMALL

Murati: Takimi i Kurtit me Vuçiqin i domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se takimi i kryeministrit Kurti me presidentin serb është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve dhe popujve.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kryeministri Kurti është ngritur në politikë edhe duke përdorur simbolikat dhe duke i trajtuar ato si pjesë e përmbajtjeve thelbësore”.

“Në grackën e tij, tani kanë rënë qoftë partitë opozitare, qoftë mediat, e qoftë opinioni publik. Kështu që takimi i kryeministrit tonë me presidentin serb është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve dhe popujve. Andaj shumë më e rëndësishme sesa simbolika e takimeve të kryeministrit me presidentin serb është se a e din kryeministri, qeveria dhe politika jonë në përgjithësi se çka po duam nga dialogu me Serbinë”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Murati më tej ka pyetur: “A po duam zgjidhjen e problemeve, e që nënkupton trajtimin shumë serioz të bisedimeve politike me Serbinë, apo po duam zvarritje, status quo dhe populizëm që është dërrmues për qytetarët e Kosovës dhe republikën tonë? A po duam në fund të dialogut Kosovë funksionale, apo duke ngarendur pas konceptit të njohjes nga Serbia jemi gati të pranojmë edhe një jofunksionalitet jetëgjatë, mjaftueshëm që t’i realizojmë premtimet populiste?”

“Mos të harrojmë se shtete të njohura ndërkombëtare janë edhe Bosnjë dhe Hercegovina, Sudani Jugor e Somalia!”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, takimi i kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq, të mërkurën në Berlin, ka shkaktuar reagime të ndryshme në veend. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.