Hidromorava

Murati: Situata në kufi tani është më e mirë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se në bazë të informacioneve të fundit që i ka, pritjet e bashkatdhetarëve në kufi janë më të vogla.

Ai për RTK ka thënë se dje pritjet në kufirin Serbi-Kosovë kanë qenë deri në tetë orë, ndërkaq sot pritje të gjata ka pasur në kufirin Kroaci-Serbi.

“Kam qenë në kontakt me institucionet e ndryshme të vendit. Dje kemi bërë presion tek pala serbe, që ata ta përshpejtojnë punën. Gjendja më e rëndë ka qenë në Merdare ku bashkatdhetarët tanë kanë pritur deri në 8 orë. Është dashur të ndërhyrja e gjithë mekanizmave. Në mbrëmje ka filluar të bie pritja”, ka treguar Murati, transmeton Gazeta Express.

“Ka vazhduar sot një gjendje e rëndë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”, ka thënë tutje ministri Murati.

Duke folur për gjendjen në kufi gjatë së dielës, ministri Murati ka thënë se situata është më e mirë.

Uji Dea

“Situata tash është më e mirë. Informatat që i kam është se prej 1 orë deri në 30 minuta janë pritjet”, ka treguar ai.

Sipas ministrit të Diasporës, gjendja e rënduar në kufirin Serbi-Kroaci sot ka qenë për shkak të koncentrimit të madh të bashkatdhetarëve, por edhe shumë qytetarëve të Turqisë dhe Kroacisë, që kanë zgjedhur vendkalimet kufitare me Kroacinë, me ç ‘rast janë krijuar kolona të gjata të pritjes.

Sipas ministrit Murati, pritjet e gjata në kufirin Kosovë-Serbi do të shmangeshin nëse do të kishte më shumë vendkalime kufitare por edhe ndërtimi i terminaleve të reja doganore.

Ai ka njoftuar se Kosova, vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimin e një terminali të ri doganor në Merdare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.