UBT

Murati: Ripërcaktimi i kufijve e largon Serbinë përgjithmonë nga Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e largon përfundimisht Serbinë nga shteti më i ri.

Murati thotë se projektet tjera që mund të vijnë si opsione në tavolinë do të ishin fatale për funksioninmin e shtetit të Kosovës.

“Por të gjithë e përmendin jo-formalisht apo me gjysmë zëri edhe publikisht idenë e asociacionit plus apo një autonomie politike territoriale për serbët në Kosovë. Të tilla projekte do të ishin fatale për funksionimin normal të shtetit të Kosovës qoftë edhe nëse bëhemi anëtarë të OKB-së dhe nëse na pranon Serbia”, ka thënë Murati.

Mobi Casa

Ai tutje është shprehur se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të komunave veriore t’i bashkëngjiten Serbisë.

“E vetmja mënyrë për ta larguar tërësisht Serbinë nga Kosova është projekti i ripërcaktimit të kufijve, të cilën Lëvizja për Bashkim e ka shndërruar në platformë politike që në vitin 2010. Sipas nesh, pjesët shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut duhet t’i bashkëngjiten Serbisë…”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.