Fundamenti

Murati: Presidentja e ka të vështirë të ofrojë zgjidhje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se reflektimi i subjekteve politike ndaj ngërçit është urgjent. Ai ka thënë se ngërçi i krijuar ka zgjidhje vetëm politike.

“Unë kam qenë ithtar që ky ngërç të zgjidhet nëpërmjet një procesi politik, proces i cili do të duhej të dërgonte vendin në zgjedhje, në mënyrë që t’i legjitimonte edhe nëpërmjet votës së sovranit realitetet e reja politike të krijuara pas koalicioneve paszgjedhore (LAN apo VLAN)”, ka thënë Murati.

FIDANISHTJA

Ai ka shtuar se sfidat me të cilat do të përballet Kosova në të ardhmen e bëjnë të nevojshme që vendi të ketë një kryeministër të fortë dhe një qeveri stabile e të qëndrueshme.

Ai është shprehur kundër një qeverie teknike apo një qeverie gjithëpërfshirëse. /epoka e re/