FITORJA

Murati për çmimet e naftës: Disa kompani nuk i kanë respektuar, MINT do të marrë masa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Financave, Hekuran Murati është deklaruar sot rreth cështjes së ndryshimit të çmimit të derivateve në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Murati tha se ka mënyra se si rregullohet çështja e çmimeve të naftës, teksa tha se aktualisht çmimi i naftës për litër në hyrje në Kosovës është 1.31 cent.

“Ka mënyra se si mund të rregullohet kjo çështje në kuadër të kushteve të tregut, pra ekziston liria e vendosjen së çmimeve, megjithatë Ligji për naftën e parasheh që në kushte të çrregullimit të tregut mund të vendoset edhe marzha apo edhe çmimi tavan. Sa i përket çmimit të importit, nuk e di se ku i kemi referencat. Me sa e di çmimi me të cilin është duke hyrë tani është 1.31 cent, përfshirë edhe taksat. Mund të flitet për një marzh të caktuar të përfitimit, por nuk mund ta dijë se çfarë lloji është kjo sa i përket shitjes së pikave individuale”, ka thënë Murati.

Mobi Casa

Ai bëri të ditur se ka kompani që nuk i kanë respektuar këto çmime dhe se ndaj tyre do të merren masa.

“MINT ka marrë një vendim sa i përket caktimit të marzhave maksimale. Ka disa kompani që nuk i kanë respektuar dhe janë në procedura të mëtejme. MINT normalisht që merr masa ndaj atyre kompanive”, ka thënë ai”, tha ministri. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.