Fundamenti

Murati: Me Qeverinë Kurti, 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se në krye me Qeverinë Kurti, ka 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat.

Andaj, Murati ka shkruar se një gjë e tillë demanton të gjitha propagandat opozitare të cilat kanë thënë se Qeveria aktuale ka zvogëluar buxhetin e komunave.

Uji Dea

“742 milionë euro për komunat në vitin 2024. Sot në Komisionin për Grante, nën kryesimin e Kryeministrit Kurti, miratuam ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024. Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro. Pra, kemi gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat me Qeverinë Kurti. Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”, ka shkruar Murati në Facebook.