ARKATANA

Murati: Lufta kundër korrupsionit të mos shndërrohet në mjet i pushtetit për të ndjekur kundërshtarët politikë

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme të miratuar nga qeveria.

Murati përmes një postimi në Facebook tha se në qasjen e këtij koncept dokumenti është shqetësuese krijimi i një agjencie e cila do të kishte të drejtë të konstatonte dhe konfiskonte atë që ajo e konsideron pasuri të paligjshme pa një procedurë penale gjyqësore.

Tutje Murati tha se ky koncept dokument i ka i ka dy rreziqe.

“E para një mekanizëm i tillë mund të shndërrohet në një kërbaç disiplinues politik që kjo qeveri (por edhe ndonjë tjetër në të ardhmen) mund ta përdor kundër kritikuesve të saj e me rrezik për të shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut qoftë ato civile e politike por edhe ato socio-ekonomike dhe në anën tjetër krijimi i një mekanizmi shtesë shtetëror mund vetëm të shtojë mundësitë për më shumë korrupsion dhe komplikime në funksionimin e ekonomisë së tregut”, shkroi ai.

FIDANISHTJA

Postimi i plotë:

Lufta kundër korrupsionit kërkon fuqizim të sistemit të drejtësisë – krijimi i mekanizmave ekzekutiv mund të jetë problematik për demokracinë por edhe për vetë luftën kundër korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Por kjo luftë, duhet pasur kujdes të mos shndërrohet në një mjet i pushtetit për të ndjekur kundërshtarët politik dhe për të disiplinuar e frikësuar oponentët. Qeveritë populiste parullën e luftës kundër korrupsionit e kthejnë në një nga mjetet me të cilën i godasin themelet e demokracisë dhe ndarjeve të pushtetit. Në këtë drejtim edhe ne duhet të jemi të kujdesshëm e të vëmendshëm si shoqëri. Qeveria në mbledhjen e fundit miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Sot kryeministri përmes një deklarimi në facebook sqaroi se cilat janë parimet e një ligji të mundshëm. Ajo që është shqetësuese në qasjen e këtij koncept dokumenti është krijimi e një agjencie e cila do të kishte të drejtë të konstatonte dhe konfiskonte atë që ajo e konsideron pasuri të paligjshme pa një procedurë penale gjyqësore. Nga nënteksti i kryeministrit nënkuptohej se reformimi i sistemit gjyqësor, përfshirë vetingun kërkon kohë, andaj duhet t’i biem shkurtë këtij procesi. Kjo i ka dy rreziqe. E para një mekanizëm i tillë mund të shndërrohet në një kërbaç disiplinues politik që kjo qeveri (por edhe ndonjë tjetër në të ardhmen) mund ta përdor kundër kritikuesve të saj e me rrezik për të shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut qoftë ato civile e politike por edhe ato socio-ekonomike dhe në anën tjetër krijimi i një mekanizmi shtesë shtetëror mund vetëm të shtojë mundësitë për më shumë korrupsion dhe komplikime në funksionimin e ekonomisë së tregut. Bizneset tona por edhe qytetarët nuk kanë nevojë për më shumë mekanizma shtetëror që do të ndërhyjnë në jetën e tyre, por për më shumë zbatim të ligjeve dhe sidomos funksionim të gjyqësorit. Kam bindjen e plotë, se sado e gjatë dhe e vështirë, nuk ka rrugë tjetër për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit përveç përmes fuqizimit të sistemit të drejtësisë. Ndërtimi i mekanizmave të ndërmjetëm vetëm e komplikon procesin. Kështu fuqizimi i sistemit të drejtësisë i përcjellë me një kulturë politike që e lufton korrupsionin edhe në ekzekutiv (e kjo është obligim i çdo qeverie) do të krijonte edhe një klimë shoqërore shumë të pavaforshme për funksionimin e korrupsionit. Politikanët dhe qeveritë vizionare mendojnë edhe për periudhën kur nuk janë vetë në pushtet andaj punojnë të krijojnë ligje e politika që do të ishin të qëndrueshme edhe në planin afatgjatë. Kam shpresë se në procesin e debatit rreth ligjit, do të kemi një debat përmbajtjesor, e me ndërhyrje cilësore nga shoqëria civile, ekspertët ligjor por edhe nga partnerët ndërkombëtar në mënyrë që ligji i ri të jetë mekanizëm i dobishëm i sundimit të ligjit e jo i përdorimit të ligjit nga politika për interesa të veta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.