UBT

Murati Leka: Komuna e Gjilanit, ka pasur rritje të buxhetit mbi 8 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mbi 8 milionë euro ka pasur rritje të buxhetit Komuna e Gjilanit në vitin 2023 në krahasim me vitin paraprak. Derisa si burimi kryesor i të hyrave ishin nga tatimi në pronë, lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë tjerë. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se buxheti në planifikimin fillestar për vitin 2023 ishte 32 milionë e 599 mijë e 280.87 euro.

Ndërsa përfundimtari ishte 37 milionë e 495 mijë e 73.20 euro.

Deri sa sipas saj buxheti i shpenzuar ishte 34 milionë e 111 mijê e 198.06 euro.

“Po të shohim trendin nga analiza krahasimore mes vitit 2022- 2023 do të vijmë në përfundim se kemi rritje të buxhetit për 8 milionë e 250 mijë e 265. 49 euro, apo 28. 2 për qind më shumë se në vitin 2022” , tha Herolinda Murati Leka.

ARKATANA

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, shtoi se më 2022 buxheti përfundimtar ishte 29 milionë e 244 mijë e 807.71 euro.

Ajo tregon se realizimi i të hyrave më 2023 ishte 7 milionë e 469 mijë e 825. 73 euro.

Herolinda Murati Leka, theksoi se burimi kryesor i të hyrave ishte nga tatimi në pronë e ku janë realizuar 3 milionë e 88 mijë e 495.14 derisa ishin të planifikuar 2 milionë e 938 mijë e 283 euro.

“Burime të rëndësishme të realizimit të të hyrave vetanake të Komunës për vitin 2023 ishin edhe nga lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë tjerë”, tha drejtoresha për Buxhet dhe Financa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.