ARKATANA

Murati: LDK e VV po manipulojnë me popullin për vota

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ridefinimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rruga e duhur për ta funksionalizuar shtetin e Kosovës, për ta bashkuar Kosovën Lindore me Kosovën duke ia dhënë të njëjtën të drejtë serbëve atje ku janë shumicë në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Këto komente Murati i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se LDK e LVV janë vetëm shfrytëzuese manipulativë të situatës për të fituar një votë më shumë, por për ta dëmtuar rëndë të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë:

MOS E DËMTONI POPULLIN PËR SHKAK TË NJË NJERIU

Ridefinimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rruga e duhur për ta funksionalizuar shtetin e Kosovës, për ta bashkuar Kosovën Lindore me Kosovën duke ia dhënë të njëjtën të drejtë serbëve atje ku janë shumicë në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Mobi Casa

Mundësia për të biseduar për këtë çështje është një rast që nuk vjen shpesh.

Andaj, t’i ndajmë dy gjëra: Presidentin Thaçi si riaktualizues të kësaj ideje dhe vet idenë e konceptin.

Të gjithë ata që po dalin kundër idesë, për shkak të propozuesit po i bëjnë dëm të madh Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.

Është krejt legjitime të ketë dilema për propozuesin, por kjo nuk kërkon goditje të idesë, por përfshirje të të gjithë atyre që kanë dyshime në kredibilitetin e presidentit, dhe madje me kërkesë për ta udhëhequr këtë proces kaq delikat.

Po ta kërkonin këtë, sidomos LVV por edhe LDK, do të ishin parimore, përndryshe janë vetëm shfrytëzuese manipulative të situatës për të fituar një votë më shumë, por për ta dëmtuar rëndë të ardhmen e vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.