UBT

Murati: Ky asociacion nesër na e sjell ndarjen!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, e ka quajtur të çuditshëm zellin e politikanëve e disa njerëzve të tjerë për t’I mbrojtur kufijtë.

Si po ashtu përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, po ashtu ka thënë se pas gjithë kësaj zhurme mund të ketë një gjysmë-marrëveshje e cila do të betononte asociacionin, përcjell “Zëri.Info”.

Ky është shkrimi i plotë:

Kufijtë aktual të Kosovës janë kufij të kolonializmit dhe shovinizmit serbomadh. Nuk kanë qenë as nuk janë në funksion të interesave të popullit shqiptar. Andaj është për t’u çuditur për zellin që kanë një pjesë e njerëzve në Kosovë, figurave publike, politikanëve dhe gazetarëve për t’u paraqitur si mbrojtës të këtyre kufijve.

GRANDEMALL

Personalisht, kam drojë se krejt kjo zhurmë po bëhet që si fund të kemi një gjysmë-marrëveshje, që do ta betonizonte asociacionin apo edhe ndonjë lloj autonomie të serbëve në Kosovë. Kjo do të ishte zgjidhja më e keqe e mundshme nga të gjitha variantet e që do të përpiqet të shitet si fitore e madhe për Kosovën dhe integritetin e saj territorial.

Përndryshe, nuk do të kishte fat më të madh, sesa si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë të ndodhte ridefinimi i kufijve me Serbinë, duke u bazuar në vullnetin e popullit shqiptar për vetëvendosje në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe të atij serb në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky do të përbënte hapin qenësor për shndërrimin e Kosovës në një shtet tërësisht funksional e normal dhe do ta mbyllte në mënyrë paqësore konfliktin shqiptaro-serb.

Përndryshe, qëndrimi kundër idesë së reciprocitetit deri në ridefinim të kufirit, është qëndrim në favor të asociacionit. E ky asociacion, së bashku me fuqinë bllokuese të serbëve në Kuvend, nesër do të na sjellë ndarjen. Pra, do ta mundësojë realizimin e plotë të synimit të Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.