FITORJA

Murati: Kurti nuk do të mund ta ndal krijimin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se nuk ndan mendimin e njëjtë me opozitën sa i përket qëndrimeve të kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi sipas tij, Kurti vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë.

Murati në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se Kurti me politikën dhe qasjen që e ka pasur që nga fillimi nuk do të mund ta ndal krijimin e Asociacionit.“Nuk e ndaj të njëjtin mendim me opozitën sa i përket qëndrimeve të kryeministrit, kam përshtypje që Kurti vazhdon me pas qëndrimin e njëjtë kundër Asociacionit. Po ashtu, e ndaj mendimin që me politikën dhe qasjen që e ka pasur që nga fillimi nuk do të mund ta ndal krijimin e Asociacionit. Ai nuk do të ndërrojë qëndrim por të gjitha indikacionet janë që partnerët ndërkombëtarë sidomos SHBA në këtë fazë janë shumë të vendosur që ta shtyjnë përpara këtë agjendë”, ka deklaruar ai.

ARKATANA

Po ashtu, Murati thotë se që nga viti 2011 po flitet vetëm për çështje të Kosovës në dialog, e sipas tij, pse të mos bisedohet edhe për shqiptarët në Preshevë e Bujanovc.“Një situatë jo e favorshme dhe e pëlqyeshme për Kosovën që ndodhin të gjitha këto zhvillime. Mendoj që politika e papërgjegjshme që është duke u udhëhequr në Kosovë në raport me bisedimet prej vitit 2011, e cila është përqendruar në tema vetëm për Kosovën dhe jo të bisedohet se cilat kanë mbetur problemet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo vetëm për çështjet të Kosovës, në këtë rast të mos bisedohet vetëm për serbët në veri por edhe për shqiptarët në Preshevë e Bujanovc”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.