Eko Higjiena

Murati: Kurti e Vuçiq s’kanë vullnet ta zbatojnë marrëveshjen – Ripërcaktimi i kufijve zgjidhja më e mirë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që nga fillimi nuk kanë pasur vullnet ta zbatojnë marrëveshjen në mes të dy vendeve.

Ai në emisionin “Five”, tha se Serbisë nuk i konvenon të ketë marrëveshje sepse Kosova e fiton një njohje ndërkombëtare dhe se sipas tij as Kosovës sepse i duhet ta formojë Asociacionin.

Murati u shpreh se Kurti dhe Vuçiq kanë shpresuar që njëri nga ta e refuzon marrëveshjen në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare njëra palë të dalë keq.

“Që nga fillimi s’kanë pas vullnet për ta pranuar marrëveshjen as Kurti as Vuciqi, loja ka qenë se kush kë po e fut në kurth për ta vendos në pozicion të vështirë me bashkësinë ndërkombëtare, s’ka vullnet për zbatimin e marrëveshjes. Serbisë nuk i konvenon sepse Kosova e fiton një njohje ndërkombëtare, i hapen dyert në planin e një sovraniteti ndërkombëtar. Kurtit nuk i konvenon se duhet ta bëjë Asociacionin…”, tha ai.

Murati theksoi se ideja më e mirë për zgjidhjen e problemit me Serbinë, është ripërcaktimi i kufijve, edhe pse sipas tij është ide jopopullore.

KV

Ai tha se kur u zgjodh Kurti kryeministër, ideja e ripërcaktimit të kufijve me Serbinë ishte ende në tavolinë, por që sipas tij ai nuk e shfrytëzoi.

“Të gjithë e dinim që në tavolinë kanë qenë dy opsione, çështja e Asociacionit dhe tjetra ripërcaktimi i kufijve. Përderisa ti nuk ke projekt serioz, dhe futesh me bisedu vetëm për serbët në Kosovë, për me vazhdu logjikën që e ka pas qeveritë e tjera, përveç në kohën e Thaçit, që u hap edhe çështja e Preshevës. Kurse deri tash është folë vetëm për çështjen e serbëve në Kosovë, natyrisht tani do të kërkohen për kompromise”, tha ai.

“Fillimisht Kurti nuk kishte presion për Asociacionin… madje u pyet Escobari, pasi u bë kryeministër Kurti, për ripërcaktimin e kufijve, Escobbari tha se është çështje e palëve, ishte mundësia në tavolinë të trajtohej këto çështje”, vijoi ai.

Murati e kritikoi kryeministrin Kurti se nuk e ka marrë seriozisht dialogun me Serbinë, dhe se sipas tij në fillim të mandatit edhe ishte tallur me të.

“Bisedimet janë trajtu në mënyrën më joserioze të mundshme. Kurti është fut në një proces, ku flet për serbët, kur bën një marrëveshje vetëm për serbët. Në marrëveshje flitet vetëm për serbët, sigurisht e vështirëson çështjen kur ti fillon të rezistosh”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.