UBT

Murati: Kryeministri aktual do të vazhdojë të prodhojë drama derisa të heq dorë nga populizmi

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “do të vazhdojë të prodhojë drama derisa të heq dorë nga populizmi”.

Reagimi i Muratit vjen pasi kanë dështuar bisedimet në Bruksel, ku nuk pati marrëveshje për targat.

Murati e ka përsëritur se dialogu duhet të bazohet edhe mbi kërkesat për Kosovën Lindore.

“E vetmja qasje e drejtë është bisedime politike, me reciprocitetin në qendër: çfarëdo që ofrohet dhe kërkohet për veriun e vendit, të ofrohet dhe kërkohet për Kosovën Lindore”, ka shkruar ai në Facebook.

United Hospital

Ai po ashtu ka thënë se “politika jonë, qeveritë, kryeministrat, e mbi të gjitha ky i tanishmi, do të vazhdojnë të prodhojnë drama të tilla politike në veriun e vendit, tensione të panevojshme me partnerët ndërkombëtarë, konflikte me njëri-tjetrin deri sa të heqin dorë nga politikat populiste, që votën dhe zgjedhjet e ardhshme i kanë cak”.

“ Ata do të shpikin përherë kauza, të tipit të këtyre të targave, që në pamje të parë duken parimore, e të cilat qytetarët nga mjegulla e madhe që u shitet e kanë vështirë t’i identifikojnë si politika populiste. Nëse do të kishin heq dorë nga politikat e tilla, do ta kuptonin (e jam i bindur se e dinë, çka e bënë përgjegjësinë e tyre edhe më të madhe) se problemet e veriut të vendit nuk janë ato të vendosjes së sundimit të ligjit, as të sigurisë, as të targave, por janë probleme të thella politike. Të parat janë produkte të drejtpërdrejta të kontekstit kompleks politik në veri, si pjesë e pazgjidhur e raporteve me Serbinë”.

“Andaj me guxim e vizion politik do të duhej synohej zgjidhja e problemit të veriut. Por si e kemi thënë sa e sa herë si Lëvizje për Bashkim, nuk ka zgjidhje të veriut, e as ikje nga asociacioni duke shpikur kauza dhe konflikte të panevojshme me partnerët ndërkombëtarë. E vetmja qasje e drejtë është bisedime politike, me reciprocitetin në qendër: çfarëdo që ofrohet dhe kërkohet për veriun e vendit, të ofrohet dhe kërkohet për Kosovën Lindore. E ky reciprocitet, duhet të përfundojë në zgjidhjen e vetme të drejtë të konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht konfliktit shqiptaro-serb – ripërcaktimit të kufijve”, ka shkruar Murati në Facebook, të hënën. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.