GRANDEMALL

Murati kritikon Qeverinë: Vetëm 9% e buxhetit për investimeve është shpenzuar, mësimi të fillojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ne një intervistë për Ekonomia Online ka thënë obligim i Qeverise që të vendos për dialog të mirëfilltë, në mënyrë që të zgjidhen të gjitha problemet me marrëveshje.

Murati rekomandon që të gjendet zgjidhje optimale që greva të përfundojë dhe të fillojë mësimi sa më parë.

Uji Dea

Ai theksoi se nëse duhet bërë vërejtje Qeverisë është për shkak të mospunës sepse vetëm 9% e buxhetit të investimeve kapitale janë shpenzuar deri në qershor.“Po besoj që është obligim i Qeverisë i atyre që e kanë fituar pushtetin që me vendos krejt këtë proces në një proces të dialogut të mirëfilltë social në mënyrë që të gjitha këto probleme të zgjidhen në bashkëpunim edhe me marrëveshje. Kam përshtypjen që kryeministri shumë më herët të kishin vendosur këtë dialog ne sot nuk do të kishim një situatë të grevave. Është mirë që kanë filluar takimet në nivelin më të lartë. Rekomandoj që të gjendet zgjidhna më optimale që greva të përfundojë dhe mësimi të vazhdojë. I takon qeverisë të jetë fleksibile që të gjejë zgjidhje të duhur dhe jo të shkohet drejt konfliktit.

“Qeverisja e vendit është shumë komplekse dhe Qeveria merret me çështje që ne na preokupojnë çdo ditë. Unë kam përshtypjen se sot nëse duhet t’i bëjmë ndonjë vërejtje Qeverisë është për një lloj mos pune. Qeveria duhet të ketë projekte më aktive dhe të ketë investime konkrete. 9% të buxhetit të investimeve kapitale janë shpenzuar deri në qershor dhe kjo është situatë e patolerueshme për secilën Qeveri. Edhe opozitës ta kritikojë për projekte të caktuara sesa për mos punë”, tha Murati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.