Murati: Kredibiliteti i Kurtit në raport me ndërkombëtarët është zero

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ka frikë që më kryeministri Albin Kurti s’mund ta ketë as hapësirën që të kërkojë rikthimin e idesë për korrigjim të kufijve apo shkëmbim të territoreve.
Murati në një intervistë për FRONTAL në T7 ka thënë se kjo vjen si rezultat i asaj që kryeministri Albin Kurti e ka humbur besueshmërinë në raport me ndërkombëtarët për shkak të veprimeve të tij në kuadër të procesit të dialogut.
“Nuk e di ky kryeministër edhe a e ka mundësinë të ndryshojë, duke thënë se hadje se më mirë do të kishte qenë, përkundër që kam protestuar, ndoshta do të ishte më mirë korrigjimi i kufijve, nuk e di a e ka hapësirën me realizu, sepse kam përshtypjen që ky e ka hup krejt kredibilitetin dhe besimin në raport me ndërkombëtarët. Mendoj që besimi në raport me ta është zero. Sigurisht që e ka legjitimitetin këtu, sigurisht që është mjeshtër i popullizmit. Në kthimin në fitore popullsitë të disfatave me ndërkombëtarët. Kjo mund të jetë afatshkurte, por nuk i shërben”, ka thënë Murati. /Express/