Hidromorava

Murati kirtikon propagandën kundër Escobar: Ai përfaqëson politikën zyrtare të Uashingtonit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar lidhur me atë që po ndodh në raportin mes Kosovës dhe SHBA-së pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Murati ka thëën se ambasadorët apo emisarët diplomatic nuk krijojnë politikë, por ata përçojnë mesazhet dhe qëndrimet zyrtare të shteteve të tyre.

Kreu i LB thotë se deklarimet se ambasadorët apo emisarët kanë qëndrimet të ndryshme nga Uashingtoni zyrtar mund të dërgjohen shpesh kohëve të fundit në Prishtinë e Tiranë.

Murati thotë se njejtë po ndodh edhe me Gabriel Escobarin. Sipas tij është injorancë e thellë dhe një manipulim i pastër me opinionin publik që po bëhet nga politikanë, analistë e “ekspertë”.

ARKATANA

Në fund Valon Murati thotë se e vërteta duhet parë në sy dhe jo t’i iket asaj duke manipuluar opinionin.

Reagimi i plotë:

Ambasadorët dhe emsiarët special diplomatik përçojnë qëndrimet zyrtare të Uashingtonit, nuk i krijonë ato!

Qëndrimet politike amerikane mund të na pëlqejnë apo jo. Për më tepër këto qëndrime nuk hartohen nga ambasadorët apo emisarët special. Ata mund të ndihmojnë në hartimin e tyre, por mbi të gjitha ata i përçojnë ato. Sigurisht ngjyra dhe toni sesi ato plasohen mund të dallojnë nga një personalitet tek tjetri. Por konstatime të tilla se ambasadorët apo emisarët diplomatik kanë qëndrime të ndryshme nga Uashingtoni zyrtar, mund ta dëgjohen këto vitet e fundit me të madhe në kuluaret politike dhe mediatike të Prishtinës dhe Tiranës. Njëjtë po ndodh këto ditë me qëndrimet e Gabriel Eskobarit. Kjo në rastin më të mirë është injorancë e thellë, e në rastin më të keq, sidomos kur vjen nga politikanë, analistë e “ekspertë” është manipulim i pastër me opinionin publik. Nga kjo e fundit mund të fitojnë në planin afatshkurtër politikan të caktuar, po nuk fiton Kosova. Të vërtetën duhet ta shohim drejt në sy dhe të ballafaqohemi me të, e jo t’i iket asaj duke manipuluar me opinionin.