ARKATANA

Murati insiston: Vetëm ripërcaktimi i kufijve e qet prej loje Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se vetëm ripërcaktimi i kufijve do ta kishte larguar nga loja Asociacionin.

Murati përmes një postimi në Facebook tha se Asociacioni është i dëmshëm për Kosovën në të gjitha variantet.

Sipas tij, ekziston vetëm një rrugë për të dal nga kjo “grackë”.

“Por duke qenë se asociacioni prej vitit 2013 është pjesë e kornizës ligjore të Kosovës, është vetëm një rrugë për të dal nga gracka e saj dhe presioni ndërkombëtar që Kosova do t’i nënshtrohet për ta realizuar atë: dalja nga kornizat aktuale të bisedimeve përmes insistimit që zgjidhja e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë jashtë kornizave të Pakos së Ahtisaarit. Për këtë arsye duhet të futet pjesë e zgjidhjes çështja e Kosovës Lindore”, ka shkruar Murati.

Eco Higjiena

Postimi i plotë:

Vetëm ripërcaktimi i kufijve e qet prej loje projektin e dëmshëm të asociacionit

Asociacioni në të gjitha variantet (pra edhe ai pa asnjë kompetencë ekzekutive) është i dëmshëm për funksionimin e Kosovës. Por duke qenë se asociacioni prej vitit 2013 është pjesë e kornizës ligjore të Kosovës, është vetëm një rrugë për të dal nga gracka e saj dhe presioni ndërkombëtar që Kosova do t’i nënshtrohet për ta realizuar atë: dalja nga kornizat aktuale të bisedimeve përmes insistimit që zgjidhja e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë jashtë kornizave të Pakos së Ahtisaarit. Për këtë arsye duhet të futet pjesë e zgjidhjes çështja e Kosovës Lindore. Nga kurthi i asociacionit dhe defunksionalizimit të shtetit të Kosovës shpëtojmë vetëm përmes ripërcaktimit të kufijve dhe ndryshimeve kushtetuese përmes së cilave Kosova do të funksionalizohej tërësisht si shtet. Rrugët e tjera janë të gjitha shumë të dëmshme për Kosovën, qoftë pranimi i asociacionit, qoftë, refuzimi i tij në funksion të vazhdimit të status quo-s. Atëherë me vite të tëra do të kemi duke defiluar qeveri populliste dhe duke na u rrëzuar ato për shkak të dialogut, por zgjidhje nuk do të kemi e as zhvillim jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.