Hidromorava

Murati i thotë Lenjanit: Po na e zbardhni fytyrën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ermir Lenjani është një shembull i jashtëzakonshëm i suksesit që të rinjtë e diasporës e kanë arritur në fushat e ndryshme në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, tha ministri Murati.

Lojtarët shqiptarë që po i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, po ia zbardhin fytyrën gjithë kombit. Kështu deklaroi ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati gjatë një takimi që zhvilloi me mesfushorin e St.Gallenit dhe lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani.

Sukseset në sport, siç tha murati, janë duke i arritur me hapa të sigurt, ndërsa nuk e kursejnë veten edhe në promovimin dhe avancimin e pozitës së shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar në botë.

“Ju na keni zbardhë faqen me paraqitjet tuaja të shkëlqyeshme. Keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin dhe kombin, dhe për këtë keni vlerësimet më të larta, nga unë personalisht, dhe jam i bindur edhe nga gjithë shqiptarët në botë”, tha ministri Murati, duke i uruar Lenjanit suksese të vazhdueshme në arritjen e caku- kualifikimi në Evropian.

FITORJA

Lenjani, siç tha më tej Murati, është një shembull i jashtëzakonshëm i suksesit që të rinjtë e diasporës tanë kanë arritur në fushat e ndryshme në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.

Ministri Murati po ashtu i dëshiroi fat dhe suksese edhe në ndeshjen e radhës me Armeninë, ndërsa Lenjani falënderoi ministrin Murati për pritjen, dhe u shpreh i kënaqur për vlerësimin që po i bëhet gjatë qëndrimit në atdhe.

Gjatë kësaj pritje po ashtu u bisedua miqësisht edhe për të ardhmen sportive të futbollistit Ermir Lenjani.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.