ARKATANA

Murati i Lëvizjes për Bashkim: Politika kosovare po noton në popullizëm, s’po i kupton ndryshimet në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kritikuar politikën në vend. Thotë se po e karakterizon populizmi, vetëkënaqësia e vetëmjaftueshmëria.

“Ngjarjet e kohëve të fundit, por edhe ky fjalim po dëshmojnë se po e jetojmë një botë që po ndryshon, tani më edhe në fjalor. A po i kupton këto ndryshime politika kosovare dhe mundësitë që hapen për shqiptarët në Ballkan nëse shfrytëzohen drejtë, apo pasojat që mund të ketë, nëse nuk shfrytëzohen këto mundësi? Kam frikë se jo! Kjo politikë ende po noton në ujërat e popullizmit dhe të një vetëkënaqësie dhe vetëmjaftueshmërie të pakuptueshme”, shkroi ai në Facebook.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Një botë që po ndryshon

Duke e dëgjuar fjalimin e presidentit Biden me rastin e largimit të trupave amerikane nga Afganistani nuk mund të mos bie në sy:

Uji Dea

– Përmendja periferike e koncepteve si demokracia dhe të drejtat e njeriut;

– Përqendrimi tek nocionet si ‘mbrojtja e interesave kombëtare vitale amerikane’.

– Paralajmërimi i rritjes së rivalitetit dhe ndeshjeve në shumë fronte me Kinën, Rusinë por edhe ballafaqimi me terrorizmin që është përhapur si kancer në shumë vende të botës (andaj edhe nevoja për të përqendruar forcat dhe jo humbur në luftëra të gjata si në Afganistan).

Ngjarjet e kohëve të fundit, por edhe ky fjalim po dëshmojnë se po e jetojmë një botë që po ndryshon, tani më edhe në fjalor. A po i kupton këto ndryshime politika kosovare dhe mundësitë që hapen për shqiptarët në Ballkan nëse shfrytëzohen drejtë, apo pasojat që mund të ketë, nëse nuk shfrytëzohen këto mundësi? Kam frikë se jo! Kjo politikë ende po noton në ujërat e popullizmit dhe të një vetëkënaqësie dhe vetëmjaftueshmërie të pakuptueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.