Fundamenti

Murati: Diasporës më nuk do t’i thuhet të investojë në Kosovë…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Diasporës, Valon Murati, thotë se ka ardhur koha që diasporës të mos i thuhet më se duhet të investojë në Kosovë, sepse këtë ia ka borxh vendit.
Ai thotë se diaspora do të ftohet të investojë në Kosovë, sepse në këtë mënyrë do të përfitojë edhe Kosova edhe diaspora.

“Ne nuk duhet të themi veç të themi se keni borxh ndaj Kosovës. Do të themi ejani dhe investoni sepse do të fitojmë të dy palët”, ka thënë Murati në emisionin Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se Ministria e Diasporës, planifikon që të bëjë një selektim të storieve më të suksesshme të investimit në Kosovë.

“Ne planifikojmë ta bëjmë një ndarje të këtyre investuesve që ta bëjmë një selektim se cilat janë storiet e suksesshme të investimit në Kosovë”, ka thënë ai.

Hidromorava

Murati ka thënë se diasporës duhet t’i jepen oferta për investime në Kosovë.

“Duhet ta trajtojmë diasporën tonë edhe në momentin kur bëjmë një ofertë për të investuar në Kosovë”, thotë ai.

Murati thotë se duhet bërë edhe statistikat e veçanta të gjithë punës që ka bërë diaspora në Kosovë, e jo gjithmonë të flitet me statistika të përgjitshme.

“Duhet të identifikojmë se sa ka ndikuar diaspora në vendin tonë. Në të gjitha statistikat që i ka qeveria e institucionet, kanë statistika të përgjithshme por kurrë nuk është ditur saktësisht se çka është investuar”, ka thënë Murati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.