HW

Murati: Diaspora, rol të veçantë në historinë kombëtare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Danimarkë, ministri i Diasporës, Valon Murati, pati disa takime me bashkatdhetarët që jetojnë në këtë shtet.Në qytetin e Horsens të Jylandit, ministrin Murati e pritën një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët i ishin mirënjohës, për shkak se kjo vizitë ishte e para e një zyrtari të shtetit në këtë rajon.

Në këtë takim, ministri Murati dhe bashkëpunëtorët e tij i paraqitën objektivat e MeD-së, si dhe i shpalosën planet e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me bashkatdhetarët.

Mobi Casa

Gjithashtu, Murati u takua edhe me bashkatdhetarët në qytetin e Kopenhagës. Me këtë rast, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Kastriot Robo, dhe ambasadori i Maqedonisë, Naim Memeti.

Edhe në këtë takim, ministri Murati foli për nevojën e rrjetëzimit të diasporës sonë, duke potencuar se diaspora shqiptare ka luajtur një rol të veçantë në historinë kombëtare, prandaj MeD-ja e trajton atë një dhe të pandarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.