RCCOLA

Murati: Diaspora, partnere për zhvillim ekonomik të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria pret që diaspora të jetë partnere në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ky partneritet, që më nuk do të përkufizohet vetëm si ndihmë, do të duhej të sillte përfitim edhe për ta nëpërmjet investimeve që do t’i bënin në Kosovë.

Ky është vizioni i ministrit të Diasporës, Valon Murati, i cili, në intervistën për “Kohën Ditore”, ka thënë se do t’i përkrahë të gjitha iniciativat e diasporës për të investuar në Kosovë.

Ai thotë se janë duke i trajtuar të gjitha ankesat dhe hallet e bashkatdhetarëve që kanë me institucione të ndryshme të Kosovës, duke i bërë ata pjesë të grupeve punuese të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

RCCOLA

Murati thotë se janë duke punuar së bashku me Shqipërinë për të lehtësuar mësimin e gjuhës shqipe nga bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme, sepse përmes kësaj e parandalojnë asimilimin.

Ka thënë se në të ardhmen diaspora duhet të përfshihet më shumë në jetën publike dhe politike në vendet ku jetojnë. Ka folur edhe për punën që remitancat të kthehen në investime, për kartonin e gjelbër dhe për aktivitetet që institucionet e Kosovës i kanë paraparë në muajin e diasporës.

http://koha.net/?id=27&l=66032