ARKATANA

Murati: Diaspora, jetike për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se diaspora shqiptare është shumë e rëndësishme për Kosovën për shkak të kontributit që jep në shumë forma, qoftë përmes remitancave, investimeve apo formave tjera. Murati në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se diaspora ka kontribuuar qysh në kohën e Rilindjes e deri në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të vendit, ndihmë kjo që po vazhdon edhe tani.

Murati ka thënë se sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur një ngritje të remitancave, të cilat e kanë arritur shifrën prej 740 milionë eurosh, por ai shprehet optimist se kjo shifër është edhe më e madhe kur kemi parasysh se një shumë e madhe e të hollave nuk vijnë përmes transfereve bankare.

ARKATANA

Më tej në këtë intervistë Murati ka thënë se është duke vazhduar procesi i regjistrimit të diasporës. Ai gjithashtu ka folur edhe për punën që është duke bërë kjo Ministri dhe për organizimet që do të bëhen gjatë verës për nder të bashkatdhetarëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.