Hidromorava

Murati: Asociacioni e betonizon kancerin në trupin e brishtë të Kosovës, Kurti s’do ta bëjë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një intervistë të realizuar për Front Online ka folur edhe për themelimin e Asociacionit.

Ai thotë se Asociacioni për Kosovën është ‘kancer’.

Sipas Muratit, kryeministri Kurti nuk duhet dhe nuk do ta implemetojë.

Mobi Casa

Murati bisedimet me ndërkombëtarët i sheh si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.“Nuk duhet të implementohet Asociacioni dhe nuk do ta bëjë Kurti. Mënyra se si e ka krijuar diskursin politik Kurti të vendos në konflikt me ndërkombëtarët sepse ka marr edhe obligime nga ta. Bisedimet me ndërkombëtarët është opsioni që i zgjidh problemet se Asociacioni nuk e zgjidh problemin. Serbia nuk po të njeh, bërja e Asociacionit e betonizon kancerin ne trupin e brishtë të Kosovës dhe dhimbjet vazhdojnë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se ka një metodë për t’i ikur presionit të ndërkombëtarëve.Ky është modeli i Asociacionit të cilin është dashur ta prezantojë Kurti, sipas Muratit.“Konteksti në të cilët është dashur të veprojmë është ai i kërkim të reciprocitetit. Nëse insistohet për Asociacion është dashur të insistohet që edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të kenë drejtë të krijojë një Asociacion me të njëjtat kompetenca dhe kjo qenë metoda për t’i ikur presionit”, deklaroi Murati.