Murat Meha: Sulmi ndaj familjes time është sulm nga dora e zgjatur
Kryetari i Komisionit shtetëror për shënjimin e kufijve, Murat Meha ka thënë se sulmi ndaj shtëpisë dhe familjes së tij është sulm nga dora e zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka.
“Ky është një sulm ndaj familjes time që po bëhet prej dorëz së zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka madje edhe familjen time”, ka thënë Meha./Zëri/
Policia shpërthen bombën te shtëpia e Murat Mehës
Shtëpia e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, Murat Mehës, është rrethuar me shirita të policisë pasi është dhënë alarmi për një mjet shpërthyes në mjediset e saj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke u marrë me këtë rast.
“Rreth orës 14, policia është njoftuar se ne terasën e një shtëpie në lagjen ‘Dardania’ ndodhet një mjet shpërthyes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Njoftimi për mjetin shpërthyes ka ardhur pak çaste para se Murat Meha të dalë para gazetarëve bashkë me kryeministrin Isa Mustafa për ta prezantuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Meha është duke qëndruar në konferencë pavarësisht gjendjes në shtëpinë e tij.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa e dënoi hedhjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e mehës duke e vlerësuar atë si “sulm”.


