UBT

Murat Jashari: S’i bashkohem asnjë partie politike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, ka përjashtuar çdo mundësi për t’u inkuadruar në ndonjë parti politike.Ai ka thënë se familja Jashari nuk i takon asnjë partie politike dhe se nuk pretendon asnjë pozitë politike.

“Familja Jashari as s’ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike”, ka thënë ai për Epoka e Re.

Eco Higjiena

“Familja Jashari nuk ka rënë për politikë, por për atdhe. Ne përfaqësojmë një institucion i cili tashmë është shndërruar në një institucion moral. Kjo është detyra jonë”. /Telegrafi/