Eko Higjiena

Murat Jashari: Liderët tanë si mbretër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Liderët politikë dhe institucionalë të vendit, janë dashuruar me pushtetin, dhe për asnjë çmim nuk pranojnë të ikin nga aty, duke u shndërruar në mbretër, vlerëson Murat Jashari.

Kosova nuk ndodhet në situatë të mirë, dhe kjo nuk është pa fajin e lidershipit politik të vendit, të cilët janë dashuruar me pushtetin dhe nuk e kanë ndjesinë e halleve të popullit, vlerëson Murat Jashari, në një intervistë për IP Magazine.

Ai thotë se liderët duhet të ndërrohen, pasi të qenit në pushtet për një kohë të gjatë i ka shndërruar ata në mbretër. Kosova ka nevojë për liderë të rinj dhe të pastër në ndërgjegje, vlerëson Jashari.

Fundamenti

Kur flet për evidentimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, dhe vrapin e marrjes së meritave të paqena, Jashari thotë se me disa kategori duhet pasur kujdes, sepse përveç që është e padrejtë, është edhe ofendim për ata që kanë luftuar dhe kanë lënë gjymtyrët e tyre të trupit për lirinë e vendit.

Familja Jashari, thotë ai, do të vazhdojë të kritikojë ata që nuk punojnë si duhet për këtë vend dhe jo t’i duartrokasë dhe se nuk u intereson nëse kjo u pëlqen apo jo liderëve politikë të vendit, sikur kryeministrit Hashim Thaçi, i cili për hatërmbetje, ka dy vite që nuk ka shkelur në kullën e kësaj familjeje.