MUP-ovcat “pushtojnë” Policinë

Marrëveshja e 19 prillit 2013, në Bruksel, mes dy kryeministrave Thaçi – Daçiq për integrimin e policëve të MUP-it, ka bërë që Policia e Kosovës të “pushtohet” nga policët e Daçiqit që me vite të tëra punonin “ilegalisht” për Serbinë brenda Kosovës.
Integrimi i ish-policëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) po arrin fazën finale. Tashmë 284 ish-pjesëtarë të MUP-it kanë ndërruar uniformën dhe janë bërë pjesë e Policinë e Kosovës, duke rritur dukshëm përqindjen e policëve serbë.(Zëri)