Mobi Casa

Mungon Ujkani, ftohet Avdyli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Samir Ujkani nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për sfidat e radhës miqësore. Andaj, Albert Bunjaku i ka bërë ftesë portierit të Ferizajt, Ilir Avdyli. Lista e Albert Bunjakut e prezantuar sot para gazetarëve ka pësuar ndryshimin e parë.

Portieri i Palermos, Samir Ujkani, nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet ndaj Turqisë e Senegalit, pasi është duke vuajtur nga një lëndim.

Uji Dea

Kësisoj, Express mëson se përzgjedhësi Bunjaku ka ftuar në skuadrën e tij portierin e Ferizajt, Ilir Avdyli.

Ky i fundit do të jetë rezervist i Kushtrim Mushicës, pasi ky i fundit do ta ruaj portën kosovare në dy takimet e radhës.