Hidromorava

Mungon ndihma e komunës, banorët vetorganizohen me aksione vullnetare

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ramadan Azemi nga fshati Gadish thotë se meqë ndihma e komunës po mungon dhe shërbimet publike janë të nivelit zero për nevojat e banorëve, banorët me vetiniciativë kanë ndërmarrë një aksion për rregullimin dhe hapjen e një kanali për ta përfunduar me shtruarjen me zhavorr të rrugës.

Banorët e fshatit Gadish duke parë mungesën e investimeve dhe mos interesimin e organeve komunale për të ndihmuara ata, kanë vendosur që vet të organizohen dhe të rregullojnë rrugën në fshat dhe kanalin e ujit.

Mobi Casa

Ramadan Azemi tha se në aksionin e radhës banorët e kanë rregulluar kanalin rreth rrugës në mënyrë që më pas rruga të shtrohet me zhavorr. “I gjithë ky aksion po bëhet me forcat tona, sepse na asht bërë traditë që çdo vikend ta ndërmarrim nga një aksion vullnetar, meqë po mungon ndihma nga komuna” ka shkruar Ramadan Azemi./rajonipress/