UBT

Mungon nafta e eksplozivi në minierë, mijëra euro humbje në ditë

/ 2 minuta lexim
HW

Tash e 13 ditë minatorët e Trepçës nuk e kanë lëndën e parë me të cilën punojnë. Eksplosiv e naftë, reagenca në flotacion, të gjitha këto ua pamundësojnë procesin e punës së tyre. Pas tetë orësh po dalin në sipërfaqe.

Por ndonëse qëndruan në horizontet e thella, puna për minatorët e Trepçës nuk ishte si zakonisht.

Kjo për shkak të mungesës së naftës dhe eksplozivit në minierë.

E kjo e bën të pamundur procesin e punës së tyre.

“Prej fillimit të muajit të tretë, minatorët nuk e kanë lëndën e parë me të cilën punojnë. Lënda e parë është eksplozivi edhe nafta, reagencat në flotacion, këto të gjitha mungojnë. Arsyeja pse mungojnë ne kemi bërë pyetje, e gjoja se operatorëve të tyre privat që i furnizojnë iu kanë borxhe dhe pa iu la borxhet ata nuk i sjellin”, shprehet Gani Osmani- minator.

FIDANISHTJA

Brenda ditës, nga mungesa e punës së minatorëve, humbjet e ndërmarrjes Trepça janë dhjetëra mijëra euro.

“Diku 40 deri në 50 mijë në bazë të tonelatave, Trepça shkon në humbje për çdo ditë”, thotë minatori.

Për këtë gjendje të rënduar shpreh shqetësimet Sindikata e Trepçës.

“Kjo është shqetësim për ne si sindikatë edhe në këto 13 vite që jam pjesë e Trepçës, asnjëherë Trepça nuk ka qenë në këtë gjendje”, thotw Fevzi Ademi nga Sindikata e Trepçës.
Minatorët në Ndërmarrjen Trepça së fundmi kanë organizuar edhe grevë dyjavore për shkak të vonesave të pagave dhe problemeve tjera./teve1/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.