ARKATANA

Mungojnë medikamentet, shtyhen operacionet në QKUK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Klinika e Kirurgjisë Abdominale, ajo e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Urologjia në fillim të kësaj jave është dashur t’i shtyjnë operacionet si pasojë e mungesës së medikamentit kundër dhimbjeve “Fentanyl” (opioid sintetik), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Nehat Baftiu, e ka pohuar për “Zërin” se në këto tri klinika, për shkak të mungesës së furnizimit me “Fentanyl”, kanë rënë prej programit operacionet.

Përndryshe, ai ka thënë se ditën e martë të kësaj jave janë furnizuar me këtë medikament.

KKVITI

“Ne prej ditës së martë jemi furnizuar mirë dhe nuk kemi probleme me ‘Fentanyl’, por dy ditët e kaluara kemi pasur disa salla që e kanë harxhuar sasinë e ‘Fentanyl’-it dhe kemi pasur mungesë të tij. Ditën në të cilën nuk ka pasur ‘Fentanyl’ kanë rënë vetëm tri salla. Kemi pasur sasi të limituar dhe kanë rënë sallat që nuk kanë pasur ‘Fentanyl’. Ka rënë Urologjia, Kirurgjia e Fëmijëve dhe Kirurgjia Abdominale, të tjerat kanë punuar me kapacitete të plota”, ka thënë ai.

Baftiu ka thënë se edhe në Klinikën e Anesteziologjisë kanë pasur disa herë gjatë këtij viti mungesë të barnave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.