UBT

Mungojnë Firmino dhe Salah? Suarez thotë “ata kanë Xherdan Shaqirin”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Suarez e ka pranuar se Liverpooli do të vuajë nga mungesat e Firminos dhe Salahut, por ka paralajmëruar shokët e skuadrës së aty janë disa lojtarë cilësorë në fazën ofensive, duke përmendur edhe Shaqirin.

Liverpooli do të zbresë të martën mbrëma në “Anfield” kundër Barcelonës pa dy super lojtarë; Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, shkruan Gazeta Express.

Për sulmuesin e Barçës, Luis Suarez, mungesat e tyre janë të mëdha për “Redsat”. Por, ai ua ka rikujtuar shokëve të skuadrës së Jurgen Klopp ka lojtarë të tjerë të mirë në fazën ofensive, duke përmendur edhe shqiptarin, Xherdan Shaqiri.

Uji Dea

“Salah dhe Firmino? Thash për ta janë mungesa të mëdha, por gjithashtu kanë lojtarë që bëjnë diferencën në sulm si Mane, Shaqiri, Origi, Sturridge – duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Suarez.

“Ata do ta nisin ndeshjen dhe do të tentojnë të shënojnë që nga fillimi, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë”.

Barça e ka fituar 3-0 ndeshjen e parë në Camp Nou dhe tashmë është me një këmbë në finale të Champions League. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.