UBT

Mungojnë ekspertët – ministria zotohet për programe të reja, ekspertët kërkojnë strategji

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë po punon ngritjen e cilësisë së arsimit profesional në disa fusha të zanateve dhe disa profesione ku ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë të kualifikuar si elektricistët, salduesit, instaluesit e të gjitha profileve, ndërtimtarët, specialistët e TIK-ut.

Nga kjo Ministri i kanë thënë Ekonomia Online përmes një përgjigje me shkrim se krejt kjo ka ardhur si pasojë e mungesë së ekspertëve në tregun e punës.Po sipas Ministrisë shkollat në vend nuk prodhojnë numër të mjaftueshëm të punëtorëve me kualifikime që kërkohen nga ndërmarrjet dhe kjo shkakton mungesën, duke u zotuar se do të rishikohen programet mësimore.“Programet e shkollave profesionale dhe ato të arsimit të lartë duhet të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës. Këtu ka mjaft punë për t’u bërë. Disa programe duhet të rishikohen si përmbajtje, disa të tjerë ta përforcojnë aspektin e punës praktike, ndërkaq ka programe ku numri i vijuesve është i madh dhe tregu i punës nuk mund t’i absorbojë të gjithë”.“… shkolla jonë nuk prodhon numër të mjaftueshëm të punëtorëve me kualifikime që kërkohen nga ndërmarrjet dhe kjo shkakton mungesën. Pra, ne duhet të punojmë në ngritjen e cilësisë së arsimit profesional, por, njëkohësisht edhe ta bëjmë më atraktiv tregun vendor të punës për fuqinë punëtore të kualifikuar”.

“Nevojë për personel cilësor ka në të gjitha fushat dhe është mirë që të rinjtë të orientohen për ato fusha për të cilat kanë prirje. Megjithatë, janë disa fusha të zanateve dhe disa profesione ku ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë të kualifikuar. Në këtë kategori bëjnë pjesë: elektricistët, salduesit, instaluesit e të gjitha profileve, ndërtimtarët, specialistët e TIK-ut, etj. Këtu nevojitet një angazhim më i madh i yni për këshillim dhe orientim në karrierë dhe jemi duke punuar në ndërtimin e një sistemi të tillë”.

Ndërsa Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv i Institutit EdGuard potencoi se ka shumë profile për të cilat ka mungese në treg të punës.

Sipas tij, nevojitet një strategji kombëtare që do t’i orientonte të rinjtë për profilet e studimeve që gjenerojnë punësim.“Ka një shpërputhje të kërkesave të tregut me profilet e studimeve, qoftë në shkollat e mesme profesionale dhe universitete, kjo mospërputhje dëshmohet nga cilido student që futet në treg të punës, dhe dëshmohet nga cilido punëdhënës se sa të diplomuarit mungojnë në shkathtësi dhe aftësi për nevojat e vërteta të tregut të punës. Ka shumë për profile për të cilat ka mungese në treg të punës, dhe shumë të tjera për të cilat nuk ka më kapacitet absorbues, kjo mospërputhje, e kombinuar me mungesën e shkathtësive të të rinjve nga studimet akademike, kontribuon që të kemi të diplomuar shkollimi i të cilëve nuk i përgjigjen nevojave të vendit të punës”.“Nevojitet një strategji kombëtare që do t’i orientonte të rinjtë për profilet e studimeve që gjenerojnë punësim. Kjo strategji, e zhvilluar nga nevojat e biznesit, do të shërbente si udhërrëfyes edhe për institucione të arsimit për profile me interes. Është e rëndësishme, që të ketë një koordinimin mes ministrive, pra, një komunikim të strukturuar mes Ministrisë se Punës dhe asaj të Arsimit, të dihet kush profili i të papunëve dhe çfarë duhet të jetë përgjigje institucionale karshi kërkesës së tregut për punë”.

Mobi Casa

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit SHkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Ministria e Arsimit duhet të bashkëbisedojë me bizneset në mënyrë që të hapë drejtime që i duhen tregut të punës.

Jasharaj shtoi se Kosova po mbetet pa ekspert dhe se ekziston frika që studentët do të kërkojnë largimin nga Kosova.“Konsiderojë që ministria e arsimit nuk ka politika të duhura për shekullin 21, në mënyrë që të bashkëbisedojë me bizneset që i kemi në Kosovë dhe të hapë drejtime që kërkohen sidomos te shkollat profesionale që i duhet tregut të punës. E për ta bërë këtë ministria e arsimit duhet të bashkëbisedojnë me bizneset që i kemi në komuna edhe në nivel vendi për të parë nevojat e tyre në mënyrë që të hapen drejtime të reja. Në një anë kemi shumë kuadro dhe bizneset po ankohen se iu mungon forca punëtore e përgatitur”.“Kërkesat më të mëdha janë bërë për teknologjinë informative. Mirëpo kam besim se duhet ti bindim një pjesë të nxënësve se e ardhmja e tyre e sigurt është në shkolla profesionale ku kemi profesione që i kërkohen kohës duke filluar teknikët e elektros, e ujësjellësit. Është kërkesë të kemi kuadro të mira te teknologjia informative. Po mbesim pa ekspert sepse nëse vazhdohet kështu në arsim me një lloj injorimi dhe nëse nuk bëhet ligji i pagave kam frikë se kuadrot më të mira do të kalojnë biznese dhe edhe mund të shkojnë jashtë vendit. Dhe me liberalizimin e vizave do të kërkojnë vende pune jashtë vendit dhe nuk është e mirë për sektorin e arsimit”, tha Jashari.

Edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Publik të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët synimin e kanë të dalin jashtë vendit pasi që puna e tyre nuk po respektohet mjaftueshëm.

Ai tutje ka shtuar se parashihet një gjendje alarmante e mungesës së punëtorëve gjatë muajve të ardhshëm, raporton EO.“Kanë qenë të përgatitur deri në vitin 2010-2015 por në momente kur punëtorët e kanë vërejte, sidomos profesionistët që fuqia e tyre ose puna e tyre nuk po respektohet, në shumë kompani, është më e rënda ajo që punëtorët profesionistë synimin e kanë që të dalin jashtë dhe janë duke dal një numër i madh me shifër që në vitin 2020 dhe 2021 kanë dal diku 63 mijë punëtorë profesionistë nga Kosova, dhe tash në një kompani, pronari i kompanisë shembull tha se nuk po kemi punëtorë adekuat të cilën duhet të jetë i profesioneve të caktuara. Domethënë mungon, por asgjë nuk është mungesa tash çka do të jetë pas disa javëve ose muajve”.